Çka ka ndodhur me alienët e vdekur në malin Bervin pas aksidentit të UFO-s?

  • 30 November 2017 - 10:43
Çka ka ndodhur me alienët e vdekur në malin Bervin pas aksidentit të UFO-s?

Në natën e 23 janarit 1974, në malin Bervin në veri të Uellsit të Mbretërisë së Bashkuar kishte ngjarë një ndodhi shumë e pazakontë. Andy Roberts, hulumtuesi i botës së jashtëtokësorëve, lidhur me këtë ngjarje ka thënë: ‘UFO e drejtuar nga jashtëtokësorët ishte përplasur në malin e njohur si Cader Bervin dhe më pas nga objekti i çuditshëm kishin dalë një grup alienësh, disa prej të cilëve janë ende gjallë dhe janë dërguar në një bazë të fshehtë ushtarake për studim’.

Baza sekrete

Kjo bazë ushtarake besohej të ishte baza më e fshehtë në rajon, në fakt, është baza në Porton Doun. Ajo gjendet në regjionin piktoresk të Uajlltshajërit dhe puna e saj është e përqendruar në hulumtimin e viruseve ekzotike dhe kemikaleve të ndryshme.

Ndonëse puna në Porton Doun kishte filluar gjatë Luftës së Parë Botërore, ajo nuk ishte bërë e famshme dhe e rëndësishme për Britaninë e Madhe deri në vitet e ‘40-ta, kur  pas mposhtjes së gjermanëve nazistë në vitin 1946, kjo bazë kishte filluar të merrej më tepër me projekte defensive në vend të atyre ofensive.

Më 1 prill të vitit 1979, kjo bazë ishte shndërruar në një qendër për hulumtimet e botës mikrobiologjike. Ndërsa sot, kjo qendër njihet si Agjencia për Hulumtim, Vlerësim dhe Mbrojtje, emër këtë që e ka marrë në vitin 1995.

Natyrisht, ideja që në Porton Doun ekzistojnë alienë të vdekur duket si një teori shumë e egër konspirative. Megjithatë, përkundër mohimeve të vazhdueshme të një pjese të elitës, kjo bazë vazhdon të cilësohet si një vend ku gjenden UFO-të e vdekura, që prej deklaratës së parë publike që ishte bërë në vitin 1996, kur hulumtuesi i UFO-ve, Tony Dodd, kishte thënë një gjë të tillë dhe ka thënë që tregimi i tij është i bazuar kryekëput në tregimet e dëshmitarit me pseudonimin James Prescott.

Prescott ka thënë që në kohën e incidentit të Bervinit, ai ka qenë i vendosur në barakën e tij, ndonëse nuk e ka thënë se në cilën barakë pasi që, sipas tij, ato baraka ende veprojnë. Ai ka thënë që pesë ditë para incidentit, ai edhe ekipi i tij kishin filluar të përgatiteshin për një ngjarje të papritur.

Gjetja e jashtëtokësorëve

Në natën e 23 janarit, kur ora shënonte 23:30, ai së bashku me kolegët e tij kishin gjetur dy kuti, shumë të çuditshme, të cilat përkundër vështirësive, i kishin transportuar për në bazë. Pasi që kishin hapur kutitë, kishin parë dy krijesa jashtëtokësore, të veshura me kostume për dekontaminim.

‘Ajo që kam parë në ato kuti, ma ka ndryshuar mënyrën e konceptimit të jetës. Trupat ishin rreth 1.5 metër të gjatë dhe në formë të humanoidëve, mirëpo ishin aq të dobët, saqë dukeshin se ishin vetëm skelete të mbuluara me lëkurë. Atë ditë më patën informuar që një objekt misterioz kishte rënë dhe ishte larguar nga njësitë e tjera ushtarake’.

Pas pak, Prescott e kishte kuptuar që edhe anëtarët e tjerë të njësisë kishin gjetur kuti të ngjashme, megjithatë  dallimi ishte që brenda kutive të tyre, krijesat ishin ende të gjalla.

(Kosova Sot)