Shkencëtarët: Jupiteri e kishte larguar një planet të gaztë nga sistemi diellor - Planeti X - Kosova Sot
Shkencėtarėt: Jupiteri e kishte larguar njė planet tė gaztė nga sistemi diellor

Shkencėtarėt: Jupiteri e kishte larguar njė planet tė gaztė nga sistemi diellor

Ky mund të duket një skenar nga një lojë shahu në mes të planetëve, mirëpo astrofizikanët nga Universiteti i Torontos në Kanada pretendojnë që kanë gjetur evidenca që tregojnë se Jupiteri e kishte larguar një planet tjetër nga sistemi ynë diellor, para rreth katër miliardë vjetësh.

Në fakt, teoria e ekzistencës së një planeti të pestë të gaztë në sistemin tonë diellor për herë të parë ishte prezantuar në vitin 2011, mirëpo vetëm tani është dhënë shpjegimi se si ky planet ishte zhdukur, ose më mirë thënë, ishte larguar nga sistemi.

Për vite të tëra, dy të ‘dyshuarit’ kryesorë kanë qenë Saturni dhe Jupiteri.

Sipas Ryan Cloutier, që është kandidat për doktorant në universitetin ku është bërë studimi, provat e tyre tregojnë që Jupiteri është përgjegjës. Largimi i planetit të madh nga sistemi ndodh pas përafrimit të madh të planetëve dhe pasi njëri prej tyre fillon të zhvillojë shpejtësi tejet të madhe, që më pas e detyron planetin tjetër të shkëputet nga tërheqja gravitacionale e diellit.

(Kosova Sot) 

9 orë e 14 minuta më parë