A e kemi llogaritur gabimisht shpejtësinë e dritës? - Planeti X - Kosova Sot
A e kemi llogaritur gabimisht shpejtėsinė e dritės?

A e kemi llogaritur gabimisht shpejtėsinė e dritės?

Fizikani James Franson nga Universiteti në Merilend, ka ngjallur kërshërinë e publikut pasi që ka publikuar një artikull, ku thuhet se ka gjetur dëshmi që shpejtësia e dritës është më e ngadalshme sesa që kemi menduar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Teoria e relativitetit të përgjithshëm konsideron se drita udhëton me një shpejtësi konstante prej 299,792,458 metrash në vakum. Kjo është ajo “c”-ja në formulën e njohur të Einstein-it dhe çdo gjë që matet në gjithësi, bazohet në të. Por, çka nëse nuk është e saktë?

Argumentet e Fransonit janë bazuar në vëzhgimet e supernovës SN 1987A, e cila kishte eksploduar në shkurt të vitit 1987. Matjet në Tokë kishin mbledhur fotonet dhe neutrinot nga eksplodimi, por aty ishte paraqitur një problem – ardhja e fotoneve ishte vonuar për 4.7 orë. 

(Kosova Sot)

18 orë e 55 minuta më parë