Më 16 dhjetor diçka e rrëzikshme do të ndodhë… - Planeti X - Kosova Sot
Mė 16 dhjetor diēka e rrėzikshme do tė ndodhė…

Mė 16 dhjetor diēka e rrėzikshme do tė ndodhė…

Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës me 16 dhjetor dhe kjo eshte e konfirmuar nga NASA e cila thote se asteroidi, me emrin 300 Phaethon, është me diametër 5 kilometra dhe klasifikohet si “i rrezikshëm”.

Gjatë kalimit, asteroidi vlerësohet të jetë rreth 6.4 milionë larg planetit tonë- rreth 27 herë distancë sa Toka me Hënën.

Kjo distancë do të jetë më e afërta që ka qenë me Tokën që nga 16 dhjetor 1974, kur ishte rreth 5 milionë kilometra larg.

 “Me një diamertër prej rreth 5 kilometra, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh pranë Tokës i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”, tha një zëdhënës i NASA.
 “Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimet e radarëve të këtij asteroidi dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet do të jenë të shkëlqyera të 3D. Kalimi i ardhshëm i tij parashikohet të jetë në vitin 2093”, vijoi ai.

(Kosova Sot) 

18 orë e 39 minuta më parë