Çka ndodh pasi që të ringjallemi? - Planeti X - Kosova Sot
Ēka ndodh pasi qė tė ringjallemi?

Ēka ndodh pasi qė tė ringjallemi?

Çështja e jetës pas vdekjes është një mister i vjetër sa edhe vetë njeriu, për të cilin mund të mos gjejmë përgjigje derisa ta shijojmë vet vdekjen. Por, Hollivudi ka dokumentuar atë që mund të ndodhë pasi që të vdesim, në mënyra të ndryshme, nga tregimet e dashurisë, sikur "Ghost", e deri te tregimet e frikshme, sikur "Poltergeist", transmeton gazeta Kosova Sot Online. 
Në vitin 1990, shkrimtari Peter Filardi e riktheu në jetë tregimin rreth katër studentëve të mjekësisë, të cilët bënin eksperimente me përvojat afër vdekjes. Secili nga personazhet, duke përfshirë edhe Julia Robertsin dhe Kiefer Sutherlandin lejojnë që të “marrin fund”, me qëllim që të shohin se çka ndodhë pas vdekjes.

Një version më i ri i të së njëjtës ide, "The Lazarus Effect", është lëshuar më 27 shkurt. 

Në të dy këto raste, afrimi te vdekja shkakton ndryshime në jetën e personave “të ringjallur”, në të dy rastet ndryshime negative. 

Por, në jetën e përditshme, rasti i Josh-it, i cili kishte përjetuar tri herë përvoja afër vdekjes, nuk kishte 
rezultuar me kthimin e një njeriu më të keq, përkundrazi. Dmth Hollivudi na e ofron atë që na frikëson, e jo atë që është e vërtetë.  


(Kosova Sot) 
 

16 orë e 53 minuta më parë