Një planet i ri zbulohet 111 vite dritë larg

  • 06 December 2017 - 16:17
Një planet i ri zbulohet 111 vite dritë larg

Ekspertët kanë zbuluar se planeti i largët i emërtuar shkencërisht K2-18b, mund të jetë një “Super Tokë” me një terren prej guri po ashtu si planeti ynë, duke e bërë kështu një vend ideal për të mbajtur ujë në sipërfaqen e saj.

Studimi i ri i cili është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Teksasit në bashkëpunim me disa ekspertë nga Kanadaja tregon se K2-18b ka një fqinjë K2-18c i cili po ashtu ka një sipërfaqe prej guri të cilin ende nuk e kemi studiuar dhe nuk dihet nëse mund të gjendet jetë aliene atje.

Të dy planetet rrotullohen rreth yllit të kuq K2-18 që ndodhet 111 vite drite larg planetit tonë. Zbulimi i këtij planeti dhe studimi i tij është një mundësi e rrallë për shkencëtarët që të eksplorojnë sesa është e mundshme që të kolonizohen planete të tjera dhe jetë njerëzore të zhvillohet jashtë planetit Tokë.

Në atë planet ka gjasa të ketë dhe ujë në disa zona të saj, ndërkohë planeti tjetër që ndodhet në afërsi K2-18c besohet se është shumë afër yllit të kuq dhe për pasojë shumë e nxehtë për tu populluar.

(Kosova Sot)