A ishte rrëmbyer polici britanik nga alienët? - Planeti X - Kosova Sot
A ishte rrėmbyer polici britanik nga alienėt?

A ishte rrėmbyer polici britanik nga alienėt?

Ish-polici britanik, Alan Godfry, kishte një takim të afërt me një UFO derisa ishte në patrullë, në nëntor të vitit 1980. Incidenti ndodhi në rrugën Burnley, në qytetin Todmorden, ku Godfry ishte duke bërë hetime rreth zhdukjes së kafshëve. Sapo ishte duke përfunduar ndërrimin, ai vërejti atë që në fillim iu duk si autobus që shkonte në drejtim të tij. por, kur u afrua, ai pa se ai objekt ishte diçka tjetër, që ai e quan “masë e madhe”. Ajo ishte një masë e madhe ovale, e cila sillej vazhdimisht me një shpejtësi aq të madhe sa që çufrat afër rrugës lëviznin si të marra. Policin në ato momente e kishte kapluar një frikë e madhe dhe nuk kishte ditur çka kishte ndodhur me të. Ai më pas mori vesh se edhe policët në Halifaks kishin raportuar një “objekt shkëlqyes, të kaltër në të bardhë”, rreth tri milje nga vendi ku ishte polici. Ky rast bëri bujë të madhe asokohe, por as sot e kësaj dite ai nuk u sqarua.

 

(Kosova Sot) 

 

17 orë e 51 minuta më parë