SHBA: Zbulimi i vrimës së zezë do të hedhë dritë në njohjen e univerzit
Shkencëtaarët në Shtetet e Bashkuara thonë se e kanë zbuluar vrimën e zezë më të largët që ndonjëherë është vëzhguar, i cili është një fenomen qiellor, që është 800 milionë herë në masiv se Dielli.
Astronomët në Institutin Carnegie për shkencë, thanë në revistën, Nature, që është publikuar dje, se vrima e zezë është në qendër të një objekti qiellor shkëlqyes, i quajtur “quasar” larg nga Toka afro 13.1 miliardë vjet të dritës.
Për dallim, Toka është e vjetër afro 4.5 miliardë vjet të dritës.
Astronomi, Eduardo Banados, tha se “nëse univerzi ishte një person 50 vjeçar, ne po e shohim një fotografi të atij personi kur ai ose ajo i ka pasur 2 e deri në dy vjet e gjysmë”.
Robrt Simcoe, profesor i fizikës në Institutin Masaçusets për Teknologji, tha se objekti “na mundëson matje të kohës, në të cilën univerzi së pari ishte ndriçuar nga drita e yjeve”.
(Kosova Sot)