Kjo pajisje thyen ligjet e fizikës, por megjithatë funksionon

  • 07 January 2018 - 15:10
Kjo pajisje thyen ligjet e fizikës, por megjithatë funksionon

Tash e sa vjet në internet dhe në medie qarkullojnë informata rreth një forme revolucionare të pajisjes, e cila mund ta lehtësojë një "pushtim" më të lehtë të gjithësisë nga njeriu. E quajtur EM-drive, kjo pajisje është duke sjellë shumë elemente, të cilat thyejnë ligjet e mirënjohura të fizikës dhe është e pamundur që të shpjegohet mënyra sesi funksionon ajo,transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo punë nënkupton se kjo shpikje, e bërë në vitin 1999 nga shpikësi britanik Rodger Shyer, ngjashëm me fuzionin e ftohtë, kjo temë menjëherë ishte vendosur te pseudoshkenca. Por, tani pajisja me karburant EM do të mund ta dërgonte një njeri deri në Mars për vetëm 70 ditë.

(Kosova Sot)