Çka janë fantazmat dhe si mund të shndërrohet në fantazmë shpirti i një personi? - Planeti X - Kosova Sot
Ēka janė fantazmat dhe si mund tė shndėrrohet nė fantazmė shpirti i njė personi?

Ēka janė fantazmat dhe si mund tė shndėrrohet nė fantazmė shpirti i njė personi?

Shpeshherë dëgjojmë për tregimet e njerëzve që bien në kontakt me fantazma, mirëpo pakkush flet për arsyet pse shpirtrat e njerëzve shndërrohen në fantazma keqbërëse 

1. Çka janë fantazmat?

Kur një person vdes, vetëm trupi i tij fizik pushon së ekzistuari, ndërsa mendja, intelekti, egoja dhe shpirti vazhdojnë të ekzistojnë, duke lëvizur nëpër regjionet e ndryshme të universit. Pastaj, disa nga shpirtrat e çliruar nga trupi shndërrohen në fantazma.

Karakteristikat e fantazmave:

Shumicën e kohës janë të padukshme

Përveç tokës, mund të gjenden edhe në shtatë katet e ferrit

Fantazmat nuk ekzistojnë në parajsë

Fantazmat kanë dëshirë të madhe për seks, alkool dhe hakmarrje

Qëllimi i zakonshëm i fantazmave, që shfaqen në mesin e shoqërive njerëzore, është që të shkaktojnë padrejtësi në mesin e shoqërive

2. Njerëzit me më shumë  gjasa për t’u shndërruar në fantazma

Njerëzit me gjasat më të mëdha për t’u shndërruar në fantazma janë ata njerëz, të cilët ikin nga kjo botë pa i përmbushur shumë dëshirat të tyre. Një tjetër faktor përcaktues, që mund të bëjë që një person, pas vdekjes, të shndërrohet në fantazmë, është mënyra se si është sjellë personi në fjalë me të tjerët. Nëse ai i ka bërë padrejtësi dikujt, atëherë shpirti i tij do të torturohet në ferr, duke u sorollatur në formë të fantazmës, ndërsa, nëse personi është vrarë nga një njëri që vazhdon të jetojë, atëherë ai mund të kthehet në tokë si fantazmë, për ta terrorizuar vrasësin e tij.

3. Njerëzit me më pak gjasa për t’u shndërruar në fantazma

Siç thamë, njerëzit të cilët e fitojnë gradën e lartë dhe e meritojnë vendin e tyre në parajsë, nuk shndërrohen në fantazma. Pra, njerëzit të cilët bëjnë rituale shpirtërore, me qëllim të gjetjes së kënaqësisë së Zotit, kanë ego më të ulët dhe nuk u bëjnë dëm të tjerëve, i kanë gjasat shumë më të mëdha që në jetën e përtejme të jetojnë të qetë.

Dy arsyet kryesore pse njerëzit e tillë pas vdekjes nuk mund të shndërrohen në fantazma janë se këta njerëz kanë arritur nivel të lartë shpirtëror gjatë kohës kur kanë qenë të gjallë, dhe për shkak të këtij niveli nuk mund të bien në ndikim na fantazmat dhe, më e rëndësishmja, ata ruhen nga Zoti.

4. Niveli shpirtëror dhe fantazmat

Fantazmat me nivel më të lartë shpirtëror janë më të rrezikshme dhe aktivitetet e tyre shtrihen në një fushë më të gjerë. Kjo mund të tingëllojë paksa kontradiktore, pasi që thamë se një njëri që lutet nuk mund të shndërrohet në fantazmë. Dallimi është që shpirtrat e mirë luten dhe bëjnë adhurime me qëllim të dorëzimit të shpirtit, mendjes dhe trupit të tyre tek Zoti, ndërsa shpirtrat e ligj luten me qëllim që të fitojnë sa më tepër fuqi dhe si rrjedhojë kanë më tepër ego.

(Kosova Sot) 

12 orë e 44 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa