NASA zbulon një planet të ri shumë afër Tokës

  • 04 August 2015 - 16:41
NASA zbulon një planet të ri shumë afër Tokës

Astronomët e kanë zbuluar një planet që është përshkruar si ‘minierë potenciale e arit për të dhënat shkencore’. Pas euforisë që është shkaktuar muajin e kaluar, kur ishte gjetur një planet i ngjashëm me Tokën, NASA ka qenë e lumtur të tregojë se kanë arritur ta gjejnë një planet tjetër, shumë më afër planetit tonë.

Planeti ‘HD 219134b’, që është gjetur nëpërmjet Teleskopit të NASA-s, ‘Spitzer Space’, gjendet vetëm 21 vite dritë larg Tokës, megjithatë është shumë afër yllit të tij, andaj edhe gjasat shumë të vogla që në këtë planet të ketë mundësi për zhvillimin e jetës.

Megjithatë, afërsia e madhe me Tokën do t’ua mundësojë shkencëtarëve që ta hulumtojnë këtë planet, për të mbledhur sa më tepër informacione.

(Kosova Sot)