Si do të ndikonte zbulimi i alienëve te krishterimi?

  • 04 August 2015 - 16:56
Si do të ndikonte zbulimi i alienëve te krishterimi?

Kohët e fundit shkencëtarët me të madhe insistojnë se janë afër gjetjes së përgjigjes në pyetjen se a ka jetë jashtë Tokës. Por, shtohet pyetja, cilat do të ishin pasojat e gjetjes së jashtëtokësorëve në raport me fenë, apo në këtë rast, me krishterimin?

Është interesant fakti që Vatikani tanimë ka një program të përparuar astronomik, të cilin e udhëheq jezuiti argjentinas, Jose Gabriel Funes. Observatori i Vatikanit e ka selinë në Kastel Gandolfo, ku papa e ka edhe vilën e tij të verës. Por, ky observator drejton edhe teleskopin e Observatorit ndërkombëtar të Universitetit “Mont Graham” në Arizona të SHBA-së. Funes thotë se ka mundësi që të ketë gjallesa jashtë Tokës, por se ne ato kurrë nuk do t’i takojmë. Ai thotë se zbulimi eventual i ekzistimit të jashtëtokësorëve nuk do t’i rrezikonte parimet e krishterimit.

“Zbulimi i jashtëtokësorëve nuk do të thoshte se ekziston edhe një Krisht tjetër”, thotë Funes.

(Kosova Sot)