Çka nëse në Diell do të ndodhte ndonjë stuhi e madhe?

  • 04 August 2015 - 17:12
Çka nëse në Diell do të ndodhte ndonjë stuhi e madhe?

Hera e fundit kur shpërthimi i një mase të koronës së Diellit e goditi Tokën ishte në vitin 1859, shumë kohë para kompjuterëve, avionëve, celularëve dhe gjërave të tjera, të cilat ne sot i marrim si të gatshme.

Por, tani ka shumë mundësi që të ndodhë një stuhi e madhe diellore, e cila do të ishte aq e rrezikshme, sa që qeveria britanike ka lëshuar një raport të ri, të dizajnuar për vlerësimin e ndikimit që një ngjarje aq madhore do ta kishte për planetin tonë dhe për ne. Shqetësimi më i madh në atë raport është se koha të cilën do ta kishim në dispozicion për t’u përgatitur për këtë stuhi diellore, do të ishte shumë e shkurtër, vetëm rreth 12 orë.
"Marrë në përgjithësi, sa më i shpejtë që të jetë shpërthimi, aq më të mëdha do të jenë pasojat. Kështu, ka të ngjarë që, në rastin më të keq të mundshëm, do të kishim vetëm rreth 12 orë kohë për t’u përgatitur për atë që na pret”, thonë autorët e këtij raporti. 

(Kosova Sot)