A po mundohen jashtëtokësorët të kontaktojnë me ne? - Planeti X - Kosova Sot
A po mundohen jashtëtokësorët të kontaktojnë me ne?

A po mundohen jashtëtokësorët të kontaktojnë me ne?

Ndonëse gjendet 3 miliardë vjet drite larg Tokës, një yjësi po mundohet të kontaktojë me ne. Gjashtë shpërthime të valëve janë detektuar në yjësinë Auriga, me secilin prej këtyre shpërthimeve që ka zgjatur për disa milisekonda. Ndonëse burimi i valëve vazhdon të jetë i panjohur, disa hulumtues të dukurive paranormale pretendojnë që këto mund të jenë shenja që jashtëtokë- sorët po mundohen të na kontaktojnë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Valët janë detektuar nga hulumtuesit në Universitetin "McGill" në Montreal, që e kanë përdorur Teleskopin "Green Bank". Në studimin e tyre thuhet: "Kemi detektuar gjashtë shpërthime valësh nga ky burim, të cilat nuk mund t'i shpjegojmë". Ky zbulim ka ardhur pas raportimit për 11 shpërthime të tjera, nga lokacioni i njëjtë.

(Kosova Sot)

22 orë e 44 minuta më parë
26/09/18