Ishulli misterioz i qytetit të Nju-Jorkut

  • 14 March 2018 - 15:51
Ishulli misterioz i qytetit të Nju-Jorkut

Kur flitet për vendet e braktisura e të pushtuara, mendja na shkon tek vendbanimet antike si dhe tek malet e xhunglat, në të cilat nuk ka njerëz. Pra, zakonisht kemi tendencë të besojmë që vendet e tilla, jashtëzakonisht misterioze, nuk gjenden në afërsi,raporton Gazeta Kosova Sot

Mirëpo, e vërteta është që ka shumë lokacione të tilla, e njëra prej tyre gjendet në zemër të njërit prej qyteteve më të mëdha në botë. Bëhet fjalë për ishullin që gjendet në afërsi të qytetit të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishulli në fjalë është i njohur si Vëllai Verior, ndërsa shpeshherë njerëzit i referohen edhe me "Dera e Xhehenemit". Shumë njerëz, të cilët, në të kaluarën, e kanë marrë guximin të futen në xhunglën e këtij ishulli, kanë raportuar për zëra misterioz dhe shfaqjen e krijesave, që janë përshkruar si fantazma e hije. 

(Kosova Sot)