A është gravacioni vetëm iluzion?

  • 20 March 2018 - 12:08
A është gravacioni vetëm iluzion?

Materia e zezë vazhdon që t'i mundë astronomët, por duket se një grup prej tyre kanë ardhur deri te një ide e mirë rreth kësaj dukurie misterioze. Çka nëse gravitacioni nuk është fuqi fundamentale, por pasojë e disa ndërveprimeve të tjera fundamentale?

Kjo është pyetja kryesore që del nga punimi i ri shkencor i fizikanit teoretik holandez, Erik Verlinde. Nëse modeli i tij shkencor tregohet të jetë i vërtetë, atëherë ai do të mund të shpjegonte disa efekte të materies së zezë. Kjo ide i lindi atij në vitin 2010, derisa supozonte se gravitacioni nuk është fuqi fundamentale, por efekt dhe pasojë e entropisë në gjithësi.

Entropia është veti e termodinamikës dhe shpesh përshkruhet si pjesë e papërdorshme e sistemit. Por, një përshkrim shumë më i mirë është ai që përfshin edhe sasinë e informatave brenda ndonjë sistemi

(Kosova Sot)