Do t'u shkruajmë alienëve letra

  • 13 April 2018 - 09:15
Do t'u shkruajmë alienëve letra

Një ekip shkencëtarësh planifikon që të kontaktojë me alienët. Organizata jofitimprurëse nga San Francisko, METI, ka paralajmëruar planet për dërgimin e sinjaleve në gjithësi, të cilat do t'ua bënin me dije alienëve se nuk janë të vetëm në univers. "Messaging Extraterrestrial Intelligence", sikur që është emri i plotë kësaj organizate, tani shqyrton mënyrën më të mirë të vendosjes së kontaktit me krijesat jashtë tokës. Douglas Vakoch, president i METI-t, thotë se duhet të mendojmë mirë sesi duam të prezantohemi. "Ka të ngjarë që jashtëtokësorët të kërkojnë shenjë të qartë nga ne që t'u tregojmë se jemi të gatshëm për të biseduar", thotë ai. Organizata e tij planifikon që sinjalet e para t'i dërgojë kah fundi i vitit 2018,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)