Krijesa misterioze tmerron banorët pasi kishte vrarë dy qen(Video)

  • 20 April 2018 - 10:32
Krijesa misterioze tmerron banorët pasi kishte vrarë dy qen(Video)

Një krijesë misterioze “gjysmënjerëzore dhe gjysmëkafshërore” është kapur nga kamerat pasi kishte vrarë dy qen

Një krijesë “gjysmënjerëzore dhe gjysmëkafshërore” është kapur nga kamerat pasi kishte vrarë dy qen.

Kafsha është raportuar se është regjistruar në rrugët e Santa Fesë së Argjentinës.

Fotoja është bërë pasi supozohet se ajo kishte vrarë një pitbull dhe një qen të racës gjermane.

Disa vendas e krahasuan krijesën me një deve për shkak të qafës së saj të gjatë dhe kokës së vogël, raporton “New York Post”.

Videoja është publikuar në YouTube në kanalin UFOmania, e cila është shikuar nga më shumë se 30,000 ndjekës.

Njëri prej komentuesve shkruan: “Një kafshë të tillë e kemi parë në vitin 2005 mbi një urë kur po ecja”.

Ndërsa një tjetër shtoi se “Këto në Filipine ai thirret si ASWANG – një njeri i transfromuar në një qen monstër”.

Por një përdorues këmbëngul se është një Chupacabra, një krijesë e ngjashme me vampirët me rrënjë të forta në folklorin latin.

(Kosova Sot)