Ja kur niset anija e parë për në Mars

  • 13 May 2018 - 10:47
Ja kur niset anija e parë për në Mars

Pas 8 vitesh, kompania SpaceX do të fillojë dërgimin e njerëzve në Mars.

Përfaqësuesi i saj, Elon Musk, ka thënë se pret që të realizojë një mision për në Mars më 2024.

Sipas tij misioni do të bëhet me një anije të quajtur ‘Dragoi fluturues 2’, së cilës do t’i duhen 18 muaj për të arritur në planetin e kuq.

Musk ka sqaruar se kjo anije nuk do të ketë kapacitetin për t’u kthyer përsëri në Tokë. Duke folur në konferencën ‘Kodi’ në Kaliforni, Musk tha se do të dërgojë një mision në Mars me “Dragoin Fluturues” në vitin 2018.

Anijet do të nisen për në Mars çdo 26 muaj.

“Dragoi Fluturues 2” ka një madhësi të brendshme prej 7.2m gjatësi dhe 3.7m gjerësi, dhe është në gjendje që të mbajë deri në shtatë njerëz.

(Kosova Sot)