Travis Walton ishte rrëmbyer nga alienët ?

  • 27 May 2018 - 10:23
Travis Walton ishte rrëmbyer nga alienët ?

Walton ishte pjesë e një grupi nga Arizona për prerjen dhe transportimin e drurëve, kur ishte zhdukur për disa ditë në nëntor të vitit 1975.

Në fillim dyshohej se atë e kishin vrarë kolegët e vet, derisa këta të fundit thoshin se ai ishte goditur nga një tufë drite që kishte dalë nga një UFO dhe, më pas, ishte rrëmbyer nga alienët. Kjo storie më pas u bë edhe film, me titullin "Fire in the Sky". Travis dhe kolegët e tij kurrë nuk e kanë ndryshuar këtë version të tyre të ngjarjes. 

 

 

(Kosova Sot)