Vajza që është martuar me një fantazmë - Planeti X - Kosova Sot
Vajza që është martuar me një fantazmë

Vajza që është martuar me një fantazmë

Kjo është romanca më e çuditshme që është dëgjuar ndonjëherë. Bessie Brown, e bija e prindërve të pasur, që për më tepër njihet edhe si njëra nga femrat më të bukura në qytetin e saj, është martuar me fantazmën e mashkullit që e kishte dashur,raporton Gazeta Kosova Sot

Bessie Brown, nga Okllahoma e Shteteve të Bashkuara, është e martuar me një fantazmë! Për më tepër, ajo dhe bashkëshorti i saj fantazmë jetojnë bashkë në një shtëpi pesëdhomëshe. Çifti është martuar vitin e kaluar dhe janë bartur për të jetuar bashkë në shtëpinë, të cilën e ka rregulluar vetë ZONJA Brown. Ata janë çift i lumtur sikur çdo çift tjetër dhe të gjithë njerëzit që kalojnë afër shtëpisë së tyre thonë që i dëgjojnë duke biseduar, sikur të dy të ishin njerëz. Kjo është romanca më e çuditshme që është dëgjuar ndonjëherë. Bessie Brown, e bija e prindërve të pasur, që për më tepër njihet edhe si njëra nga femrat më të bukura në qytetin e saj, është martuar me fantazmën e mashkullit që e kishte dashur. Gjithsesi, Bessie i është nënshtruar një sërë testesh dhe skanimeve, mirëpo asnjë doktor nuk e ka konfirmuar se ajo ka probleme mentale. Babai i saj, i pyetur se çka mendon për vendimin e të bijës, ka thënë:

Vajtimi i Bessie-t "Për një kohë të gjatë Bessie ka mbajtur zi për vdekjen e John Allen-it, të fejuarit të saj, i cili kishte ndërruar jetë pas një aksidenti. Ne jemi munduar që ta ngushëllojmë, mirëpo vazhdimisht na ka thënë që ta linim të qetë. Kemi pasur frikë se do të çmendej, andaj edhe e kemi dërguar disa herë tek specialistët, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka vërejtur ndonjë shenjë çmendurie në gjendjen e saj. Gjithsesi, pasi që patën kaluar disa muaj nga vdekja e Allenit, Bessie u pati lumturuar si kurrë më parë, gjë që gjithashtu nga pati frikësuar shumë mua dhe nënën e saj, pasi që druheshim që vajza jonë ishte në efektin e ndonjë droge. Shkas i lumturisë së vajzës sonë pati dalë të jetë takimi me fantazmën e John-it, të cilit ajo ia kishte dhënë fjalën që do të martohej me fantazmën e tij, në rast se ai ndërronte jetë". Më t'i dëgjuar këto fjalë të Bessie-t, babai i saj kishte vendosur ta dërgonte vajzën e tij për ekzaminime të mëtejme, që gjithashtu kishin treguar se gjithçka ishte në rregull me trurin e vajzës dhe se ajo nuk ishte nën ndikimin e asnjë droge.

Ceremonia e martesës Ajo më pas kishte insistuar që të martohej me fantazmën e John-it, andaj edhe kishte kërkuar nga një prift që t'i martonte atë dhe të dashurin e saj fantazmë. Pasi që ishte munduar që t'ia shpjegonte se vendimi i saj binte ndesh me rregullat e kishës dhe kishte dështuar ta bindte Bessie-n e vendosur, prifti, bashkë me Bessie-n, kishin shkuar pranë varrit të John-it ku edhe kishte bërë ritualet e zakonshme, duke i shpallur ata burrë e grua. Para se të martohej, Bessie kishte blerë një shtëpi, të cilën e kishte furnizuar me mobilie për dy persona, ku ajo tanimë jeton bashkë me të dashurin e saj. Tani të gjithë e kanë pranuar faktin që Bessie është martuar me një fantazmë, andaj edhe e kuptojnë se çka po ndodh kur e shohin Bessie-n duke folur me zë të lartë nëpër qytet. 

(Kosova Sot)

 

9 orë e 24 minuta më parë
21/06/18