Katër qytete mahnitëse nënujore, që janë lënë në harresë

  • 13 June 2018 - 10:26
Katër qytete mahnitëse nënujore, që janë lënë në harresë

Me gjasë të gjithë keni dëgjuar për kontinentin e përmbytur të Atlantidës. Por, derisa ajo vazhdon që të mbetet vetëm legjendë, deri më tani janë gjetur disa qytete tepër të bukura nënujore,raporton Gazeta Kosova Sot

Port Rojal Shumë kohë më parë, ky qytet antik ishte njëri ndër vendet më të rëndësishme për piratët, ku ata mund të kënaqeshin me alkool, prostituta dhe ndeja. Port Rojal përshkruhej si qyteti më djallëzor dhe më mëkatar në botë. Kjo vazhdoi kështu deri në vitin 1962, kur një tërmet masiv me 7.5 shkallë të Richter-it dridhi ishullin Xhamajka, duke shkaktuar fundosjen e qytetit Port Rojal, duke vrarë më shumë se 200 banorë të tij. A thua ky ishte ndëshkim "nga lart" për të gjitha mëkatet e bëra këtu? Por, sido që të jetë, tani ky qytet është bërë një atraksion i preferuar nënujor.
 

Qyteti Duarka, Gjiri Kambej, Indi Ky qytet antik, i cili dikur i takonte mbretit të madh Krishna, deri vonë besohej se ishte vetëm mit. Por, jo fort moti, u zbuluan mbetjet e tij. Sipas legjendës, mbreti Krishna kishte një qytet madhështor me 70,000 pallate të bëra nga ari, argjendi dhe metalet e tjera të çmueshme. Ky ishte një qytet tepër i pasur dhe i rëndësishëm, i cili u fundos pas vdekjes së mbretit. Rrënojat e tij u gjetën afër qytetit bregdetar Duarka, i cili është njëri nga shtatë qytetet më të vjetra në Indi. Arkeologët kanë gjetur shumë artefakte, ku njëri ndër ta daton nga viti 7.500 para erës së re.

Qyteti i luanëve, afër liqenit Qiandao, Kinë Besohet se ky është njëri ndër qytetet më spektakulare të fundosura në botë. Ky qytet i lashtë ishte ndërtuar gjatë dinastisë Han, me një sipërfaqe të përgjithshme sa 62 fusha futbolli. Kjo zonë ishte përmbytur me qëllim në vitin 1960, me qëllim të krijimit të një pende. Skulpturat që e dekorojnë këtë qytet mund të maten me bukuritë e Aleksandrisë në Egjipt. Ky është njëri nga atraksionet më të mëdha turistike në Kinë

Qyteti i fundosur Heraklion Derisa u zbuluan gërmadhat e tij, besohej se Heraklioni ishte qytet mitik. Janë të shumtë ata që besojnë se, zbulimi i këtij qyteti të fundosur, e ndryshoi përjetë historinë sikur që e dinim deri atëherë. Me zbulimin e këtij qyteti u zgjodhën shumë enigma. Sikur edhe shumë zbulime të mëdha, edhe ky zbulim u bë rastësisht, kur arkeologu Franck Goddio ishte në kërkim të anijeve luftarake që ishin fundosur gjatë Betejës së Nilit, në vitin 1798, të cilat përndryshe i takonin Napoleonit. Besohej se Heraklioni ishte shumë i përparuar midis shekullit të shtatë para erës së re dhe të shekullit të tetë të erës së re.

(Kosova Sot)