Zbulohet ‘ishulli rrotullues’ në Argjentinë, dyshohet se është bazë alienësh

  • 20 June 2018 - 10:15
Zbulohet ‘ishulli rrotullues’ në Argjentinë, dyshohet se është bazë alienësh

Një ishull i cili rrotullohet vetë është zbuluar në brigjet e Argjentinës dhe një grup personash që besojnë në teoritë konspirative besojnë se aty mund të ndodhet një bazë aliene.

I quajtur “The Eye” (Syri), ky ishull ka tërhequr jo pak vëmendjen e ekspertëve, që po planifikojnë të nisin një ekspeditë për të zbuluar më shumë rreth këtij fenomeni të pazakontë.
 

Ishulli me diametër 118 metra ndodhet në Parana Delta, mes qyteteve Campana dhe Zarate në Buenos Aires. Ai mund të shihet edhe në Google Maps duke përdorur këto koordinata:  34°15’07.8″S 58°49’47.4″W.

Ishulli u zbulua nga regjisori dhe producenti argjentinas Sergio Neuspillerm, teksa sëbashku me stafin e tij po kontrollonin për vende të përshtatshme për xhirimet e një filmi. Ata ranë në gjurmët e “The Eye”online dhe më pas vendosën të udhëtojnë drejt tij për ta parë nga afër.
 

Image



 

Image

 


(Kosova Sot)