“Marsi dikur mund të ketë qenë sikur Toka”

  • 21 June 2018 - 14:10
“Marsi dikur mund të ketë qenë sikur Toka”

Roboti ‘Curiosity Rover’ i NASA-s dhe fotografitë e nxjerra nga sateliti tregojnë që Marsi dikur mund të ketë pasur ujë dhe nivele të larta të oksigjenit. Roboti ka marrë ekzemplarë nga një krater në sipërfaqen e Marsit dhe analizat kanë treguar për nivele të larta të manganit dhe oksidit të manganit, që tregon se Planeti i Kuq ka pasur nivele të larta të oksigjenit në të kaluarën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, për dallim nga Toka, ku oksigjeni atmosferik është shkaktuar nga mikrobet, në Mars ai mund të jetë krijuar si rezultat i ndarjes së molekulave të ujit nga ana e rrezatimit solar.

Dr. Nina Lanza, hulumtuese në Laboratorin Nacional “Los Alamos” në Nju-Meksiko dhe udhëheqëse e hulumtimit, ka thënë: “Mënyra e vetme që ne e dimë për krijimin e këtyre materialeve të manganit është nëpërmjet përfshirjes së oksigjenit atmosferik ose mikrobeve. Këto materiale nuk mund të formohen pa pasur sasi të madhe të ujit të lëngët dhe kushte të përshtatshme për oksidim. Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që Marsi dikur ka qenë si Toka”.

(Kosova Sot)