Katër mistere që sfidojnë edhe frikën dhe të guximshmit

  • 24 June 2018 - 10:11
Katër mistere që sfidojnë edhe frikën dhe të guximshmit

Njeriut për nga natyra e tij, i pëlqejnë misteret, e intrigojnë dhe e sfidojnë. Por, kur janë mistere të pazgjidhura, ato përcillen edhe me frikë.

Vrasjet misterioze në fermën Hinterkaifek
 

Në Gjermani, në vitin 1922, vrasja e gjashtë njerëzve në fermën Hinterkaifek e tronditi tërë vendin. Nuk ishte vetëm natyra e tmerrshme e vrasjeve, por edhe fakti se ato ishin tepër bizare dhe mbetën të pazgjidhura, që i bën këto vrasje kaq interesante. Ishin marrë në pyetje më shumë se 100 njerëz rreth këtyre vrasjeve, por askush kurrë nuk ishte arrestuar. Po ashtu, kurrë nuk ishte gjetur ndonjë motiv për këto vrasje. Dihet vetëm se shërbëtorja e kësaj ferme ishte larguar gjashtë muaj para vrasjeve, duke thënë se shtëpia ishte e pushtuar nga djajtë.

Dritat e Feniksit

Dritat e Feniksit ishin një seri e disa objekteve të paidentifikuara fluturuese, që ishin parë nga më shumë se 1000 njerëz, mbi qiellin e Arizonës, në SHBA dhe mbi Sonora, Meksikë, më 13 mars të vitit 1997. Thuhet se në fakt, ishin dy ngjarje të ndara: një formacion trekëndësh i dritave që ishte parë më herët dhe një seri e dritave të palëvizshme që ishin parë mbi zonën e Feniksit, shkruan standrad.al Thuhet se këto drita u rishfaqën sërish në vitet 2007 dhe 2008, por zyrtarisht ishte thënë se këto drita ishin shkaktuar nga stërvitjet e ushtrisë.

Astronauti i gjirit Solue

Jim Templeton ishte duke bërë fotografi të vajzës së tij të vogël dhe, pasi që i zhvilloi ato foto, në njërën prej tyre u duk dikush që ngjante në një astronaut dhe që qëndronte prapa vajzës së tij. Por, Templeton thotë se askush nuk ndodhej aty kur kishte bërë atë foto. Bile edhe kompania “Kodak” kishte vërtetuar se kjo fotografi ishte e vërtetë, pra jo e montuar.

Gruaja e Kullës jugore

Në këto fotografi të vrimës së madhe që u shkaktua nga avioni i cili u ndesh me Kullën jugore të Kullave binjake më 11 shtator të vitit 2001, mund të shihet një grua që rri buzë vrimës dhe që bën me dorë. Emri i saj është Edna Clinton. Misteri rreth saj ka të bëjë me faktin se ajo i mbijetoi kësaj tragjedie. Njerëzit nuk e kanë të qartë sesi ka mundur ajo të mbijetonte atë që ndodhi, e aq më tepër, si ia doli që të dilte nga ndërtesa.

(Kosova Sot)