Shenjat e çuditshme që u kanë mbetur njerëzve, pasi janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët

  • 08 August 2018 - 08:37
Shenjat e çuditshme që u kanë mbetur njerëzve, pasi janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët

Shumë njerëz raportojnë për eksperiencat e tyre me jashtëtokësorët, megjithatë, disa prej tyre, kanë shenja në trup, për të cilat pretendojnë që janë dëshmi e eksperiencës së tyre, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Shenja në fund të shpinës

Një grua pretendon, që është takuar me një jashtëtokësore femër, pasi që është futur në një UFO, me të cilën thotë që ka pasur një lidhje telepatike. Pas përfundimit të takimit me jashtëtokë- soren, e rrëmbyera, e cila nuk është identifikuar, ka postuar një fotografi, në të cilën shihej një shenjë e çuditshme në pjesën e poshtme të shpinës. Ajo, sikurse edhe familjarët e saj, pretendojnë që shenja nuk ka ekzistuar para takimit të supozuar me jashtëtokë- sorë. 

Image

Shenja në dorë

Këto shenja në dorën e këtij personi janë fotografuar në vitin 1994, jo shumë kohë pasi që është raportuar për një rrëmbim të tij nga jashtëtokësorët. Shenja në pjesën e epërme të dorës së tij duket sikur të jetë punuar me një piru, vetëm se në këtë rast gjashtë pika e formojnë një rreth, ndërsa pika e shtatë gjendet në qendër. Mund të thuhet që ky person e ka punuar vetë këtë shenjë për t'i mashtruar njerëzit, mirëpo fakti që një njeri-tjetër, i cili pretendon se është rrëmbyer nga jashtëtokë- sorët, ka raportuar për një shenjë identike, ndonëse jeton rreth 5,000 kilometra larg viktimës së parë. 

Image

Drita fluoreshente në dorën e foshnjës

Një gjë interesante është se nganjëherë një familje e tërë raporton për eksperienca të rrëmbimit nga jashtëtokësorët, në periudha të ndryshme të jetës së tyre. Disa hulumtues besojnë që jashtëtokë- sorët e bëjnë këtë gjë me qëllim të analizimit të ADN-së njerëzore. Në këtë fotografi mund të shihet dora e një foshnje, në të cilën është ngulitur një dritë fluoreshente. E, një natë para se të vërehej kjo shenjë, nëna e tij kishte raportuar për një eksperiencë me jashtëtokë- sorët, bashkë me të birin e saj. Edhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje kanë pasur përvoja të ngjashme. 

Image

Shenja e gjilpërës brenda mavijosjeve

Kjo fotografi tregon për një tjetër shenjë të zakonshme tek njerëzit që raportojnë për eksperienca me jashtëtokësorët. Bëhet fjalë për shenja gjilpërash në brendësi të mavijosjeve. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mavijosje në pjesën e bicepsit, pjesë kjo që rrallëherë bëhet vend i mavijosjeve të tilla. Edhe më e çuditshme bëhet puna kur dihet se shumë njerëz, të cilët kanë raportuar për aksidente me jashtëtokësorë, kanë raportuar për shenja të ngjashme në trupin e tyre. 

Image

Grushti fluoreshent

Edhe një herë kemi të bëjmë me një dritë fluoreshente, vetëm se kësaj here ajo është e 'skalitur' në grushtin e një personi të rritur. Përbërësit e dritës fluoreshente përdoren për analizim të ADN-së njerëzore, andaj ka mundësi që jashtëtokësorët e përdorin të njëjtën teknikë, për të na analizuar ne. Ndonëse ende nuk ka ndonjë provë për një gjë të tillë, kjo gjë mund të jetë e mundur.

(Kosova Sot)