Ja vendet më të sigurta, në rast të luftës bërthamore - Planeti X - Kosova Sot
Ja vendet më të sigurta, në rast të luftës bërthamore

Ja vendet më të sigurta, në rast të luftës bërthamore

Ka thashetheme se Lufta III Botërore mund të fillojë para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kjo me gjasë nuk do të ndodhë, por qëndron fakti se midis SHBA-së dhe Rusisë moti nuk ka mbretëruar një situatë më e tendosur, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Islanda

Me gjasë Islanda është lokacioni më i sigurt në këtë listë. Islanda gjendet me qindra kilometra larg nga çdo cak potencial në një luftë bërthamore. Me gjasë ky ishull nuk do të goditej me asnjë projektil, e as nuk do të prekej nga rrezatimi radioaktiv nga shpërthimet në qytetet e Evropës, apo Amerikës. Islanda ka edhe përparësi të tjera: peshkatarinë dhe energjinë gjeotermale.

2. Ishulli Louis

Ishulli skocez Louis gjendet tri orë lundrim larg pjesës tokësore të Skocisë. Bëhet fjalë për një vend të përshtatshëm për jetë, i cili nuk tërheq vëmendjen e të mëdhenjve.

3. Antarktiku

Edhe pse këtu gjatë tërë vitit bën ftohtë, mbijetesa është e mundur nëse i keni aftësitë e duhura. Përparësia më e madhe është se, me gjasë, të gjitha fuqitë që do të merrnin pjesë në një luftë bërthamore, do ta injoronin Antarktikun.

4. Kanzas Siti

Është qyteti më i përshtatshëm në rast të një lufte bërthamore. Ky qytet është i rrethuar me ara të pëlleshme, të cilat lehtë mund të mbrohen nga sulmuesit potencialë.

5. Jukon

Njëra ndër provincat më të largëta të Kanadasë, Jukon gjendet larg nga të gjitha caqet potenciale. Një përparësi shtesë është se bëhet fjalë për një destinacion plot me kafshë të egra dhe pasuri minerare, për ushqim dhe për fillim të ri të civilizimit.

 

(Kosova Sot)

 

21 orë e 41 minuta më parë
20/08/18