Fotografia me plot mistere

  • 10 August 2018 - 08:32
Fotografia me plot mistere

Për 67 vjet, identiteti i dy të rinjve në njërën ndër fotografitë më të famshme në Amerikë të titulluar “The Kiss”, ishte mister.

Fotografia ishte bërë nga fotografi Alfred Eisenstaedt me 14 gusht të vitit 1945 në  Sheshin e Neë York-ut për revistën Life Magazine.

Data kur u shkrep fotografia, mbahet mend përgjithmonë nga amerikanët si “Dita e fitores kundër japanëve”, ditë kjo që shënon dorëzimin e Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2012, libri “The Kissing Sailor: The Mystery Behind dhe Photo that Ended World War II”(Marinari duke u puthur: Misteri prapa fotografisë që i dha fund luftës së dytë botërore), e ka identifikuar se marinari ishte George Mendonsa dhe infermierja Greta Friedman.

Por se kush ishin personat që u puthën në fotografi, nuk ishte misteri i vetëm i saj.

Edhe koha se kur u shkrep fotografia ishte mister.

Prandaj një fizikant me emrin Donald Olsen nga Texas dhe dy kolegët e tij Russell Doescher dhe Steven Kawaler nga Iowa, iu futën punës për ta zbuluar.

Përmes një projekti shkencor dhe analizave fizike të fotografisë, u zbulua se ajo ishte bërë në ora 5:51 pasdite.

Kjo ka nxjerrë një tjetër paqartësi, për shkak se Mendonsa dhe Friedman, të cilët supozohet se janë identifikuar në librin e lartpërmendur, e kanë ëprmendur një kohë tjetër të ditës në të cilën është realizuar kjo fotografi.

Sipas librit fotografia ishte realizuar në ora 2:00 pasdite, kurse shkencëtarët fizikantë e vërtetuan me metoda shkencore se ajo ishte realizuar në ora 5:51.

Prandaj, ndonëse u mendua se ata u identifikuan, të dashuruarit që po putheshin në fotografi mbeten ende anonimë.

(Kosova Sot)