Peshkatari nga Singapori zë një krijesë “aliene”

  • 29 August 2015 - 09:38
Peshkatari nga Singapori zë një krijesë “aliene”

Fotografitë e një krijese bizare, të peshkuar afër ishullit Sentosa, janë publikuar online dhe kanë ngjallur interesim të madh.

54-vjeçari Ong Han Boon kishte dalë për peshkim kur hasi në këtë krijesë kaq të çuditshme, sa që në fillim mendoi se kishte zënë ndonjë alien, transmeton Kosova Sot Online.

"Kur e nxora këtë krijesë nga uji, mbeta i shtangur nga ajo që shihja", thotë ai. Boon tregon se ka parë shumë gjëra të çuditshme të cilat i ka nxjerrë nga oqeani, por kurrë deri tani nuk ka parë diçka të këtillë.

Me anë të një video-kamere, Boon bëri edhe disa incizime të krijesës misterioze, e cila ngjan me një lëmsh të madh të “këmbënofullave”, që lëviznin andej-këndej, pa ndonjë rregull.

"Nëse nuk është alien, kjo krijesë duhet të jetë një mutant i ndonjë krijese të detit, gjë që nuk do të më habiste, duke pasur parasysh ndotjen e madhe që i bëhet ujit këtyre ditëve", thotë Boon. 

(Kosova Sot)