Shkencëtarët: Ja kur ka më së shumti gjasa të goditemi nga meteorët!

  • 29 August 2015 - 13:15
Shkencëtarët: Ja kur ka më së shumti gjasa të goditemi nga meteorët!

Deri më tani është menduar që meteorët e sulmojnë tokën krejt rastësisht, mirëpo një studim i bërë së fundmi tregon që meteorët godasin në kohë dhe vend të caktuar.

Një studim i bërë nga një ekip nga Spanja ka treguar që frekuenca e ndikimit nga meteorët ka qenë kur ata janë krijuar nga shpërbërjet e kometave të ndryshme. Shumica e meteorëve që janë analizuar si pjesë e studimit e kanë goditur tokën në gjysmën e dytë të vitit, gjithmonë sipas “Universitetit të Madridit”, transmeton Kosova Sot Online.

“Koha e goditjeve të tokës nga meteorët caktohet në bazë të trazimeve planetare, të Jupiterit në veçanti, ndërsa meteorët me ndikimin më të madh në tokë janë ata meteorë, të cilët godasin nga objektet më të afërta prej tokës”, thuhet në studim.

Planetët dhe hëna e tokës mund të ndikojnë në meteorë, pasi që shtyjnë ata drejt orbitës së tokës. Hulumtuesit kanë studiuar 33 meteorët dhe ndikimin e tyre që kanë pasur në tokë në periudhën 2000-2013, ndërsa ndikimi i tyre në tokë është matur nëpërmjet senzorëve akustikë. Këta senzorë janë të dizajnuar për detektimin e testeve sekrete nukleare, mirëpo ato gjithashtu matin edhe ndikimin e meteorëve, të cilët kalojnë fare pranë orbitës së tokës. Nga gjithsej 33 rastet sa është ndikuar toka nga këta meteorë, 17 herë është ndikuar hemisfera veriore, ndërsa 16 herë ajo jugore.

Nga të gjitha këto raste, 25 herë ndikimi ka qenë në afërsi të ekuatorit, duke qenë më pas se 40 shkallë në veri apo në jug të tij, ndërsa tetë rastet e tjera kanë qenë më larg. Ndërsa, pjesa e dytë e vitit, pra periudha korrik-dhjetor, ka qenë më aktive sa i përket ndikimit të tokës nga meteorët, pasi që toka është ndikuar nga meteorët njëzet herë në këtë periudhë në krahasim me trembëdhjetë herët është që ndikuar në gjashtë muajt e parë të vitit.

Sa i përket hemisferës jugore, qershori është muaji kur ka më së shumti gjasa që toka të goditet nga meteorët, ndërsa muaji shtator dhe tetor janë cilësuar si muajt me më së paku gjasa që toka të goditet nga meteorët. Në përgjithësi, hemisfera jugore është ndikuar dymbëdhjetë herë në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa katër herë në gjysmën e parë të tij.

Sa i përket hemisferës veriore, muaji nëntor është më “i rrezikshmi”, pasi që është vlerësuar me mundësinë më të lartë që kjo hemisferë të goditet nga meteorët, ndërsa muaji qershor dhe maj janë cilësuar si muajt më të qetë në këtë drejtim.   

“Deri më tani ne kemi menduar që meteorët nga godasin në mënyrë të rendomë, mirëpo ky studim na ka mundësuar që ta kuptojmë që jo gjithçka është e rendomë. Gjithsesi, na nevojiten edhe më tepër hulumtime, pasi që 33 raste janë më të vërtetë pak për të nxjerrë përfundime”, ka thënë Dr. Simon O'Toole, bartës i këtij studimi. 

(Kosova Sot)