Pentagoni ka plan edhe për luftën me “zombie”-t

  • 29 August 2015 - 20:15
Pentagoni ka plan edhe për luftën me “zombie”-t

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen për qeverinë e tyre të fuqishme, e cila i ka ndihmuar që të shndërrohet në një fuqi të madhe ekonomike e ushtarake, megjithatë duket se prapa suksesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndrojnë planet, të cilat hartohen për pothuajse çdo gjë. Përveç planit për kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mundshme nukleare të Rusisë, apo të sulmeve të mundshme ndaj ndonjërit prej ambasadorëve të saj, SHBA-ja ka hartuar një plan edhe për luftimin e zombive.

 Fillimisht plani i tyre ishte dukur shumë qesharakë, mirëpo tani, kur teknologjia ka përparuar shumë dhe me shfaqjen e viruseve të ndryshme, duket se plani i SHBA-së nuk është se ka qenë i pavend.