Krijesa reptile e Fletvudit

  • 30 August 2015 - 14:27
Krijesa reptile e Fletvudit

Përbindëshi i Fletvudit, i njohur edhe me emrin përbindëshi i qarkut Brakston, supozohet të jetë një jashtëtokësor i paidentifikuar, apo një kriptid (një krijesë biologjike, ekzistenca e së cilës nuk dihet me siguri), që është parë në qytetin Fletvud, Uest Virxhinia, më 12 shtator të vitit 1952. Sipas tregimeve më të shpeshta, kjo krijesë ka një lartësi prej rreth 3 metrash, ka një fytyrë të kuqe, e cila shkëlqen nga brenda, si dhe një trup të gjelbër. Thuhet se kjo krijesë ka sy të dalë jashtë, në formë të zemrës. Për trupin e krijesës thuhet të ketë formë të trupit të njeriut. Thuhet se kjo krijesë nuk ka duar të dukshme, apo edhe nëse ka, ato i ka të shkurtra, që mbarojnë me gishta në formë kthetrash. Ata që e kishin takuar, më pas kishin përjetuar disa simptoma, të cilat besohej se ishin pasojë e mjegullës, e cila lirohej nga krijesa. A thua, për çka bëhet fjalë?

Fotoarkiva: lit: bizaa3