Rastet misterioze të ringjalljes së njerëzve

  • 13 September 2018 - 09:36
Rastet misterioze të ringjalljes së njerëzve

Ndonëse një fakt i njohur botërisht thotë që vdekja është stacioni i fundit, në të cilin duhet të shkojnë të gjithë njerëzit dhe nga i cili nuk ka kthim prapa, shumë raste, të njerëzve që pretendojnë të jenë kthyer nga të vdekurit, përpiqen ta dëshmojnë të kundërtën. Shumica e këtyre njerëzve, që pretendojnë të kenë kaluar nëpër një proces të tillë, nuk janë gjë tjetër pos zombi të jetës reale. Shumica prej këtyre tregimeve vijnë nga Haiti, ku njerëzit besojnë që ringjalljen e më të dashurve të tyre nëpërmjet fuqisë së magjisë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Burri që u vra e u ringjall nga magjia

Kjo ka filluar me personin që ishte shpallur i vdekur më 2 maj të vitit 1962 në Spitalin "Albert Schweitzer" në Haitin jugor. Ai ishte varrosur si çdo person tjetër, megjithatë, 18 vjet më vonë ishte parë nga motra e tij, duke u sorollatur nëpër një treg, në gjendje të çuditshme, që nga ajo është përshkruar si gjendje mes jetës dhe vdekjes. Motra e tronditur ishte ballafaquar me të dhe personi, që quhej Narcisse, ia kishte rrëfyer një tregim interesant. Ai kishte thënë që ai ishte vrarë nga një person, i cili e kishte mbytur me magji të zezë dhe pastaj e kishte zhgroposur dhe e kishte ngjallur, përsëri me magji të zezë. Si rrjedhojë, ai ishte shndërruar në skllav të tij dhe ka thënë se kishte vendosur të mos kthehej në shtëpi pasi mendonte se vëllai i tij e kishte urdhëruar personin te mbyste, andaj nuk kishte dashur të ballafaqohej me të. Narcisse ishte kthyer vetëm pasi që kishte dëgjuar për vdekjen e vëllait të tij. 

Hakmarrja e burrit 

Një tjetër rast që vjen nga Haiti është shumë i ngjashëm me atë të Narcisse-t. Në vitin 1996, një grua tridhjetëvjeçare kishte vdekur nga një sëmundje serioze dhe ishte varrosur në afërsi të shtëpisë së saj. Tri vjet më vonë ajo ishte gjetur nga një mik i familjes, duke ecur e trullosur, në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj. Gruaja ka qëndruar e heshtur dhe pasi varri i saj është hapur, në vendin ku dikur gjendeshin eshtrat e saj, ishin vetëm një grumbull gurësh të madhësive të ndryshme. Familja dyshonte që bashkëshorti i saj, që merrej me magji të zezë, kishte vendosur ta kthente në zombi, pasi mendonte se e ka tradhtuar. 

Ringjallja e djalit të policit 

Një tjetër njeri, që është kthyer nga të vdekurit, është një 26- vjeçar që njihet vetëm si WD. Ai, që ishte i biri i një polici, ishte prekur nga një sëmundje e rëndë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare dhe si pasojë e kësaj sëmundjeje, ai ishte zverdhur plotësisht dhe kishte marrë "aromë të vdekjes". Familjarëve të tij u ishte thënë që gjasat janë të mëdha që ai ishte prekur nga magjia e zezë, andaj ata kishin kërkuar ndihmën e një mjeku, megjithatë djaloshi kishte vdekur pas disa ditësh. E, 19 muaj më vonë, babai i tij e kishte parë të birin e tij, për të cilin mendonte që ishte i vdekur, në një luftë gjelash. Megjithatë, për shkak se ai ishte i heshtur dhe nuk fliste fare, askush nuk ka mundur ta kuptoj se çfarë ka bërë ai për 19 muaj si zombi.  

(Kosova Sot)