A mund të përhapen kushtet për jetesë nëpër hapësirë?

  • 30 August 2015 - 22:09
A mund të përhapen kushtet për jetesë nëpër hapësirë?

Astrofizikanët janë duke shpresuar që ta gjejnë mënyrën e shpërndarjes së jetës nga njëri sistem në një sistem tjetër të yjeve. Shkencëtarët, tash e një kohë të gjatë, spekulojnë në lidhje me mënyrat e ndryshme e arritjes së këtij qëllimi.

Njëra nga këto mënyrat, një proces që është bërë i njohur si ‘panspermia’, përfshin transportimin e jetës nga një planet në tjetrin nëpërmjet gurëve gjigantë, që enden nëpër hapësirë.

E, për ta çuar edhe një hap më larg këtë ide, shkencëtarët kanë thënë që ne do të kishim qenë në gjendje që ta përcillnin transportimin e jetës nga njëri planet në tjetrin, ashtu siç bëjmë me përcjellin e përparimi të viruseve. Pra, kushtet për jetesë do të përhapeshin nga vendi në vend, në hapësirë.

E, nëse kjo teori del të jetë e vërtetë, atëherë i bie që edhe planetët ku sot nuk shihen kushte për jetesë, në të ardhmen mund të konsiderohen si mundësi.

(Kosova Sot)