Njeriu-bishë në malet e Nevadës

  • 14 September 2018 - 14:58
Njeriu-bishë në malet e Nevadës

Më 27 mars të vitit 1907, gazeta 'Reno Evening Gazette' me bazë në Nevada, kishte publikuar një artikull, me titull shumë tmerrues "Njeriu i Egër terrorizon banorët e Kentakit". Më poshtë, në artikull thuhej që një njeri, i tëri i mbuluar me qime, ishte parë nga dy persona, të cilëve ua kishte futur frikën në palcë, duke i detyruar që të largoheshin me vrap nga vendi i ngjarjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

Njëri nga personat që e kishte parë njeriun-bishë quhej Jim Peters, i cili, kur ishte pyetur në lidhje me eksperiencën e tij, kishte thënë: "Kurrë në jetën time nuk kam qenë më i tmerruar. Krijesa në fjalë, që ka qenë në formë njeriu, mirëpo tepër i madh dhe i mbuluar i tëri me qime, e ka frikësuar edhe qenin, kafshën time besnike, që kurrë në jetë nuk është tmerruar aq shumë". Peters ishte përpjekur që të kontaktonte me krijesën në fjalë, mirëpo, më t'ia dëgjuar zërin, ai ishte zmbrapsur për të mos u parë më. 

(Kosova Sot)