RRUGËT MË TË PUSHTUARA NGA DJAJTË

  • 15 September 2018 - 09:17
RRUGËT MË TË PUSHTUARA NGA DJAJTË
Deri tani ju kemi informuar rreth njerëzve të pushtuar nga djajtë, rreth shtëpive, lokaliteteve të ndryshme, por as rrugët nuk janë imune ndaj tyre 
 
Image

Tuneli Belchen, Zvicër Duket frikshëm, apo jo. Është evidente se kjo rrugë e Zvicrës është e pushtuar nga një femër. Një njoftim tregon se dy gra, faktikisht e kishin marrë në veturë atë fantazmë, me ç’rast fantazma iu kishte thënë se “do të ndodhë diçka e tmerrshme”. Pasi që i kishte thënë këto fjalë, fantazma ishte zhdukur. Nuk dihet për çka e kishte fjalën ajo, kështu që nuk mund të konfirmohet me saktësi a është plotësuar parashikimi i saj apo jo. 

Image

Rruga “Stoksbrixh”, Britani Kjo rrugë është aq e tmerrshme, saqë quhet “Rruga vrastare”. Kjo rrugë gjendet në Britani dhe ka një numër tepër të madh të njerëzve që kanë raportuar se kanë parë fantazma. Më shumë se një fantazmë. Dallohet sidomos shpirti i një murgu, i cili zakonisht shfaqet në urën e rrugës Stoksbrixh. Por, janë edhe disa fantazma fëmijë. Ka shumë roje të sigurisë të cilët thonë se kanë parë këto fantazma fëmijë duke lozur në rrugë gjatë natës. Por, ato zhdukeshin para se rojat të mbërrinin te to. Po ashtu, ka raportime për fantazma të kësaj rruge, të cilat gjatë natës këndojnë.
 

Image

Autostrada 666, SHBA Vetë emri i kësaj autostrade, me numrin e “bishës”, të bën të rrëqethesh. Ka pasur shumë njoftime për automjete fantazmë, duke përfshirë edhe një kamionçinë “djallëzore”, e cila shpesh shihet duke i dalë flaka dhe, ajo që është më së keqi, shkon në drejtim të udhëtarëve të lebetitur nga tmerri. Po ashtu, ka pasur njoftime për zhdukje të personave nga një pjesë e kësaj rruge, të tjerëve iu kishte humbur ndjenja e kohës dhe ishin gjetur disa ditë më vonë. Kur emri i autostradës u ndryshua nga 666 në 491, për çudi, erdhi deri te zvogëlimi i këtyre incidenteve bizare.  

Image

Rruga “Tuen Mun”, Hong Kong Kjo rrugë është bërë e famshme për të keq, për numrin tepër të madh të aksidenteve që kanë ndodhur në të. Për të gjitha këto aksidente, banorët lokalë fajin ua hedhin fantazmave. Thuhet se fantazmat paraqiten papritmas, mu përpara shoferit, duke e detyruar atë që të frenojë dhe kështu vjen deri te ndeshjet. Thuhet se çdo viktimë që bie në këtë rrugë, shndërrohet në fantazmë që rri aty dhe shkakton aksidente të tjera. 

(Kosova Sot)