Telepatët ndihmojnë në gjetjen e trupave të vdekur

  • 17 September 2018 - 10:17
Telepatët ndihmojnë në gjetjen e trupave të vdekur

Në Zelandë të re dy telepatë u kanë ndihmuar familjarëve të gjejnë trupin e një burri, i cili ishte mbytur në ujërat e një lumi në Stratford. Stephen Murphy, 37-vjeçar, është llogaritur i zhdukur për dhjetë ditë para se të gjendej i vdekur në lumin Patea, më 10 shtator të vitit të kaluar. Miqtë dhe familjarët e të zhdukurit kishin kërkuar ndihmën e dy telepatëve, të cilët përmes komunikimit me shpirtrat e të vdekurve arrin të gjejnë trupat e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata i kishin drejtuar familjarët në afërsi të një parku ku trupi i vdekur ishte gjetur një ditë më vonë. Coroner Scott, i cili ishte njëri nga dy telepatët që kishin punuar në gjetjen e të vdekurit, ka thënë që Murphy vuante nga krizat dhe në momentin kur kishte rënë në lum kishte qenë duke pirë alkool. Ai ka thënë që nuk ka asnjë arsye të besohet që dikush tjetër ka qenë i implikuar në vrasje. Coroner Scott edhe më herët kishte arritur të gjej trupa të njerëzve të vdekur përmes fuqive të tij telepatike. 

(Kosova Sot)