Planeti misterioz, shkaktar i vdekjeve masive në Tokë

  • 18 September 2018 - 09:12
Planeti misterioz, shkaktar i vdekjeve masive në Tokë

Sipas fjalëve të kërkuesve shkencorë, një planet misterioz, i fshehur, i cili mund të gjendet në skaj të sistemit tonë diellor, mund të ketë lidhje me vdekjet në Tokë. Ky planet ende i pakonfirmuar mund të shkaktojë rënien e kometave në Tokë dhe, në këtë mënyrë, të shkaktojë vdekje masive, thotë Daniel Vitmir, profesor i astrofizikës në pension, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjatë muajve të kaluar, dy shkencëtarë kanë pohuar të kenë zbuluar dëshmi të forta rreth ekzistimit të këtij planeti. Nëse pohimet e këtyre studimeve dalin të jenë të sakta, atëherë planeti i nëntë do të ishte 10 herë më i madh sesa Toka dhe 1.000 herë më larg Diellit sesa që ndodhemi ne. Ngjarjet misterioze që lidhen me vdekje masive paraqiten çdo 27 milionë vjet. Askush nuk e di pse kometat arrijnë me aq precizitet në një kohë të caktuar, por shpjegimet potenciale përfshijnë veprimin e planetit misterioz të nëntë.

(Kosova Sot)