Në Antarktik dikur jetonte një civilizim i zhvilluar

  • 20 September 2018 - 09:14
Në Antarktik dikur jetonte një civilizim i zhvilluar

Një shkrimtar mendon se në Antarktik ka ekzistuar një civilizim i madh dhe i lashtë, shumë më i përparuar sesa shumë civilizime të tjera, të asaj kohe, por këto civilizime, sipas autorëve, këtë civilizim e kishte fshirë nga fytyra e tokë goditja e një komete, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Graham Hancock në librin “Shenjat e zotave”, të cilin e ka botuar prej një periudhe më të gjatë se 20 vjet, propozon teorinë kontroverse rreth një civilizimi, i cili merrej me astronomi dhe matematikë, por ekspertët e tjerë nuk pajtohen me të.

Pol V. Heinrich, gjeolog amerikan, thotë: “Në vend se ta gjente ndonjë mister arkeologjik, duket se ai e ka shpikur këtë”.

E Hancock është këmbëngulës në teorinë e tij, përkundër asaj se e di që do të jenë të shumtë ata që do ta përqeshin librin e tij të ri, i cili duhet të dalë në shitje që nga muaji shtator. 

(Kosova Sot)