Roveri i NASA-s në Mars regjistron një të dredhur të ajrit

  • 21 September 2018 - 15:15
Roveri i NASA-s në Mars regjistron një të dredhur të ajrit

Dukuria e rrallë atmosferike është regjistruar nga kamerat e një roveri, i cili gjendet në planetin Mars tash e 12 vjet. Roveri “Opportunity” ishte duke xhiruar sipërfaqen e Marsit, për të dërguar detaje në Tokë, kur u regjistrua kjo e dredhur.

Në pamjet e publikuara, roboti me gjashtë rrotë ndjek atë që mund të shihet se vjen në drejtim të robotit, në Luginën e Maratonit, në Mars, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në distancë, NASA raportonte: "Kjo është një dukuri interesante në Mars, e regjistruar nga roveri ynë”.

E dredhura e pluhurit në Tokë është një dukuri e fuqishme, që zgjatë shumë, me një gjerësi nga 50 cm dhe një lartësi deri në 10 metra, deri në një gjerësi prej 10 metrash dhe më shumë se 1000 metra të gjatë.

Por, në Mars, ato mund ta kenë një gjerësi deri në 50 herë më të madhe dhe një lartësi deri në dhjetë herë më të madhe sesa në Tokë. Këto dredhje të ajrit mund të paraqesin rrezik për makinerinë tonë që gjendet atje.

(Kosova Sot)