Rastet më të pabesueshme të UFO-ve që janë raportuar ndonjëherë

  • 22 September 2018 - 09:04
Rastet më të pabesueshme të UFO-ve që janë raportuar ndonjëherë

[Rastet më të pabesueshme të UFO-ve që janë raportuar ndonjëherë]

Rastet më të pabesueshme të UFO-ve që janë raportuar ndonjëherë

Njerëzit kanë parë objekte të paidentifikuara fluturuese në qiell (UFO) që nga fillimi i civilizimit. Dëshmitë më të hershme gjenden në formë të vizatimeve në shpella

Ja rastet më të pabesueshme të pamjes së UFO-ve:

Apollo 10 – muzika dëgjohej në anën e errët të Hënës

Njëri ndër incidentet më kontroverse ndodhi gjatë misionit hapësinor ‘Apollo 10’. Derisa anija fluturonte mbi anën e errët të Hënës, astronautët John Young dhe Eugene Cernan filluan të dëgjonin muzikë, e cila dukej se vinte nga Hëna. Ata dy kishin frikë që t’i raportonin NASA-s për këtë, për shkak të frikës sesi do të pranohej një pohim i tillë. Biseda midis astronautëve, rreth asaj se çka kishin dëgjuar ata, ishte mbajtur sekret për më shumë se 40 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata nuk ishin në kontakt me Hënën, megjithatë dëgjonin muzikë. Muzika ishte e çuditshme. Edhe sot e kësaj dite mbetet mister.

Kozmonautët vërejnë “re” të çuditshme

Amerikanët nuk janë të vetmit që kanë parë gjëra të çuditshme në qiell. Një artikull i botuar në vitin 1992 në gazetën “Spektra” fliste rreth një incidenti që kishte ndodhur më 25 gusht të vitit 1978, kur disa kozmonautë kishin parë disa re hipnotizuese si ylberi, të cilat kishin formë të krahëve të mjellmës dhe kishin ngjyra të ndryshme. Të quajtura spektakli magjik, ato u panë përsëri edhe në vitin 1985. Ato mbesin të paidentifikuara dhe të pashpjeguara.

Kozmonautët vërejnë një sferë të paidentifikueshme

Kozmonautët Strekalov dhe Gennady Manakov treguan në vitin 1990 se, derisa ishin duke shkuar në stacionin hapësinor MIR, ata panë një sferë të bukur, me formë perfekte, e cila u pa për 10 sekonda, ndryshoi ngjyrën, e më pas u zhduk.

Kozmonautët kanë përvoja jashtëtokësore

Ky është një rrëfim i pabesueshëm. Gjashtë kozmonautë të stacionit orbital sovjetik “Salyut-7” në vitin 1984 panë një re të madhe, të portokalltë, në të cilën ata hynë me anijen e tyre kozmike. Por, reja filloi që të depërtonte në anije, duke gllabëruar kozmonautët, duke i verbëruar ata dhe duke penguar komunikimin midis tyre. Pas disa sekondash, shikimi i tyre u kthye dhe ata panë shtatë engjëj duke buzëqeshur, me krahë të mëdhenj dhe me aureola verbuese në re, duke u larguar nga kozmonautët. Pasi që u zhduk reja me engjëjt, 10 minuta më pas, kozmonautët përjetuan një ndjenjë të madhe të humbjes. Disa teste treguan se ata kishin aftësi të ruajtura mendore, d.m.th. nuk ishin në gjendje çmendurie,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Misionet në Mars

Vizita e sipërfaqes së Marsit ishte gjithmonë sfiduese. Shumë nga fluturaket e hershme që ishin dërguar te Planeti i kuq, thjesht ishin zhdukur. Humbja e anijes ruse “Fobos-2” të dërguar në Mars në vitin 1989, paraqet rastin më bizar të zhdukjes. E destinuar që të shkonte në Fobos, satelitin e brendshëm natyror të Marsit, fluturakja “Fobos-2” pati disa probleme derisa arriti atje, në janar të vitit 1989. Pasi që i bëri disa observime të planetit, vështirësitë teknike u paraqitën sërish. U paraqit një objekt misterioz oval, i gjatë me kilometra të tërë, i cili shihej qartë në fotot që fluturakja sovjetike i dërgonte në Tokë. Askush nuk dinte se çka ishte ai objekt. Më pas, 2 ditë më vonë, fluturakja thjesht u fik. Kjo bëri që shumë njerëz të mendonin se ishte një forcë e cila donte ta mbante njerëzimin larg Marsit.

(Kosova Sot)