Rasti me UFO në Zimbabve

  • 23 September 2018 - 08:56
Rasti me UFO në Zimbabve

Më 16 shtator të vitit 1994, gati 60 fëmijë të moshës nga 5 deri 12 vjet ishin duke lozur jashtë shkollës së tyre, në periferi të kryeqytetit të Zimbabvesë, kur panë një anije të madhe kozmike dhe disa anije më të vogla, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Anija kozmike u lëshua afër vendit ku luanin ata. Fëmijët thonë se atyre iu afruan disa krijesa që dolën nga anija kozmike dhe se i tërë takimi nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Në këtë kohë të gjithë të rriturit gjendeshin në një takim brenda në shkollë, prandaj ata nuk panë se çka kishte ndodhur.

Dita vazhdoi të rridhte normalisht, por më pas prindërit e fëmijëve filluan që të bënin thirrje telefonike. Gjatë ditëve pas këtij takimi, fëmijët u intervistuan nga Mack dhe Tim Leach, nga zyra e BBC-së në Zimbabve. Që të gjithë fëmijët tregonin ngjarje të ngjashme dhe vizatonin anije të ngjashme.

Edhe në vitin 2014, kur ish fëmijët u intervistuan, ata i qëndruan besnikë asaj që kishin thënë në vitin 1994. Që të gjithë ata përshkruanin një alien shtatshkurtër me flokë të gjata, të zeza dhe me sy tepër të mëdhenj.

(Kosova Sot)