Incizohet fantazma që përcillte një plak

  • 01 September 2015 - 09:05
Incizohet fantazma që përcillte një plak

Një video, e cila është futur në internet kohëve të fundit, është duke bërë xhiron e saj dhe ka lënë gojëhapur edhe skeptikët më të mëdhenj. Në këtë video shihet një burrë i vjetër, i cili kalon rrugën e asfaltuar, ndërsa në prapaskenën e tij shihet një hije e zezë, e cila e ndjek plakun në çdo hap të tij, transmeton Kosova Sot Online.

Ekspertët, të cilët merren me studimin e dukurive mbinatyrore, kanë thënë që kjo hije mund të jetë një fantazmë që i është vënë pas plakut, ndërsa të tjerët kanë thënë që plaku është i pushtuar nga fantazmat.

Në video nuk shihet momenti i shfaqjes së hijes së zezë, mirëpo pasi plaku kalon rrugën, hija zhduket! 

(Kosova Sot)