Zbulohet struktura më e madhe në Univers

  • 24 September 2018 - 11:10
Zbulohet struktura më e madhe në Univers

Shkencëtarët në Institutin e Astrofizikës në Spanjë kanë zbuluar strukturën më masive në Univers, të cilën e kanë quajtur BOSS – Muri i Madh BOSS – që është emër shumë i qëlluar për një strukturë të tillë, homogjene, në Univers, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Struktura në fjalë është plot 1 miliard vjet drite e gjatë, duke qenë e përbërë nga masa të ndryshme, që janë të ndërthurura me njëra-tjetrën nëpërmjet gazrave. Struktura në fjalë gjendet disa miliarda vjet larg planetit tonë dhe masa e saj është 10,000 herë më e madhe sesa masa e galaksisë sonë – Rruga e Qumështit.

Duke iu falënderuar gravitetit, masat që formojnë strukturën arrijnë të qëndrojnë të thurura me njëra-tjetrën përgjatë kohës që rrotullohen në Univers. 

(Kosova Sot)