Speciet, që mund të dominojnë në Tokë në të ardhmen

  • 24 September 2018 - 15:22
Speciet, që mund të dominojnë në Tokë në të ardhmen

Shkencëtarët besojnë që një ditë njerëzit nuk do të jenë dominues në Tokë dhe kanë dhënë teori të ndryshme në lidhje me speciet, që mund ta marrin dominimin, raporton Gazeta Kosova Sot

Kafshët

Biologu kanadez George Dvorsky beson që njerëzit kanë urdhëresë morale për ta ngritur nivelin e inteligjencës tek krijesat e tjera, natyrisht, pasi që përparimi i teknologjisë të ndikojë në krijimin e mjeteve që do të na e mundë- sonin një gjë të tillë. Ekspertët thonë që është e nevojshme t'u ndihmohet kafshëve që ta fitojnë aftësinë e arsyes dhe kësisoj t'i jepet fund përparësisë së "padrejtë" të njerëzve. A ka mundësi që kafshët të bëjnë revoltë kundër njerëzve?

Krijesat me manipulime gjenetike

Sipas shkencëtarit Francis Fukuyama, njerëzit e përparuar nëpërmjet inxhinierisë gjenetike mund të jenë shumë të rrezikshëm. Ai dhe ekspertët e tjerë pretendojnë që "transhumanizmi" do t'i jepte fund barazisë dhe ideve liberale, pasi që, siç i quajnë ata, 'kastat gjenetike' do t'ua mundë- sonin njerëzve që të 'dizajnojnë' fëmijë me aftësi 'superiore'.

Inteligjenca artificiale

Ekspertët si puna e Stephen Hawking dhe Elon Musk pajtohen në lidhje me përparimin e zhvillimeve në inteligjencën artificiale, që, sipas tyre, një ditë mund ta zëvendësojë njerëzimin. Format primitive të inteligjencës artificiale kanë qenë të rëndësishme, mirëpo hapat e mëtejmë drejt zhvillimit të një inteligjence më të avancuar artificiale mund të nënkuptojë fundin e ekzistencës së njerëzimit. "Njerëzit, me evoluimin e tyre të ngadaltë, do të mund të mos ishin në gjendje të garojnë me inteligjencën artificiale dhe kësisoj do të zëvendësoheshin nga ajo", ka thënë Stephen Hawking.

Njerëzit gjysmë-robotë

Përkundër faktit, që shumica e hulumtuesve e konsiderojnë këtë gjë si fare pak të mundur, ekziston mundësia që në të ardhmen në planetin Tokë të shfaqet një specie e re njerëzore. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, eksplorimi i botëve të jashtme do t'ua hapte shumë dyer të reja të njerëzve dhe kësisoj do të mund të krijohej edhe një formë e re njerëzore, që do të dominonte në Tokë.

Jashtëtokësorët

Çka do të ndodhte, nëse do të takoheshim sot me jashtëtokë- sorët? A do të vinin në paqe. Shumica e atyre, që merren me këtë çështje mendojnë që "armët e jashtëtokësorëve", do të ishin tejet të rrezikshme për "mbrojtjen tonë primitive" dhe kësisoj një ballafaqim i njerëzve me ta, në këtë periudhë, do të mund të rezultonte fatal për njerëzimin. 

(Kosova Sot)