Shkencëtari rus: Siberia e mbushur me ‘Bigfootë’

  • 01 September 2015 - 13:31
Shkencëtari rus: Siberia e mbushur me ‘Bigfootë’

Shkencëtarët rusë pretendojnë që diku rreth 200 ‘Bigfootë’ jetojnë në Siberi dhe thonë që deri në këtë përfundim kanë ardhur pas analizimit të qimeve të gjetura nëpër shpellat e Siberisë dhe shenjave të këmbëve që janë gjetur në këtë regjion.

Profesori Valentin Sapunov i ka befasuar të gjithë kur ka thënë që pas analizave të ADN-së, që u janë bërë qimeve të gjetura, ai dhe ekipi i tij kanë ardhur në përfundim që ‘Bigfootët’ ekzistojnë në Siberi dhe atë jo në numër të vegël. Ai ka shkuar edhe më larg duke pretenduar që vetëm në regjionet Kemerovo, Kakazia dhe Altai të Siberisë jetojnë rreth 200 ‘bigfootë’.

Ai ka shtuar që njerëzit nuk arrijnë t’i shohin ata pasi që janë shumë të kujdesshëm, mirëpo edhe shumë të rrezikshëm.