A është kjo jeta juaj e parë?

  • 09 October 2018 - 15:17
A është kjo jeta juaj e parë?

Mund të besoni në reinkarnacion, apo të mendoni se një gjë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, janë disa shenja të cilat tregojnë diçka,raporton Gazeta Kosova Sot

Ata që besojnë në reinkarnacion, mendojnë se mund të ekzistojnë disa fakte për këtë edhe në jetën aktuale. 

Déjà vu Shumica prej nesh e kemi provuar ndjenjën e çuditshme të “déjà vu”- së, ndjenjën se një ngjarjeje të cilën jemi duke e përjetuar, e kemi përjetuar edhe më parë, në të njëjtën mënyrë. Edhe pse psikiatrit thonë se ka shpjegime neurologjike për një fenomen të tillë, të tjerët mendojnë se ato janë kujtime nga jeta paraprake. P.sh., hyni në një ndërtesë, apo shtëpi, në një qytet në të cilin nuk keni qenë kurrë më parë. Megjithatë, çdo detaj i asaj shtëpie ju është i njohshëm. E dini se çka ka në dhomën fqinje, apo në shkallë. E keni ndjenjën sikur keni qenë aty edhe më parë.

Kujtimet e çuditshme Mund të ndodhë që të kemi kujtime të cilat kurrë nuk i kemi përjetuar. Shtrohet pyetja, a janë ato rezultat i një memorieje me të meta, apo kujtime nga jeta paraprake, apo ajo para saj? Në këtë kategori mund të futen edhe ëndrrat dhe akthet. Ka ëndrra që i shohim vazhdimisht. A mund të jenë ankthet kujtime nga traumat e jetëve paraprake?

Frikët dhe fobitë Nga vijnë frikët dhe fobitë tona? Frika nga gjërat e tilla, si merimangat, gjarpinjtë dhe lartësia duket se janë të lindura me çdo njeri. Shumë njerëz kanë fobi të cilat janë tërësisht irracionale. Frika nga uji, zogjtë, numrat, pasqyrat, apo ngjyrat e caktuara... A mund të jetë frika nga uji shenjë se, në jetën paraprake, jemi mbytur në ujë?! 

Shprehitë e pakontrollueshme Ana e errët e pasioneve janë ato shprehi dhe obsesione që nuk mund t’i kontrollojmë, që ndikojnë në margjinalizimin tonë në shoqëri. Në këtë kategori hyjnë njerëzit me obsesione-kompulsione, si dhe me grumbullim të gjësendeve të caktuara. Një njeri i cili vazhdon të grumbullojë gazeta, meqë nuk i bën zemra t’i gjuajë ato. Edhe për këto shprehi mund të gjenden shpjegime psikologjike, por ata që besojnë në reinkarnacion, thonë se ato shprehi i kanë rrënjët në jetët paraprake. 

Nishanet Nishanet konsiderohen si dëshmi të forta të reinkarnacionit. Në një rast mbresëlënës, një djalë indian thoshte se i kujtohej jeta e kaluar e një njeriu, të quajtur Maha Ram, i cili ishte vrarë për së afërmi me çifte. Ky djalosh kishte nishane të shumta në qendër të gjoksit të tij, të ngjashme me plagët që shkaktohen nga të shtënat e afërta me pushkë. Një raport autopsie tregonte se plagët në gjoksin e njeriut të vrarë, korrespondonin qartë me nishanet e djaloshit. 

(Kosova Sot)