Pesë llojet e xhindeve - Planeti X - Kosova Sot
Pesë llojet e xhindeve

Pesë llojet e xhindeve

Sipas fesë islame, ekzistojnë tri kategori të qenieve të gjalla. Ato janë: engjëjt, xhindet dhe njerëzit. Engjëjt janë të krijuar nga drita, xhindet nga zjarri, ndërsa njerëzit nga dheu. Engjëjt nuk kanë gjini dhe nuk kanë vullnet, ndërsa xhindet, sikurse njerëzit, mund të jenë femra dhe meshkuj, si dhe e kanë vullnetin e tyre të lirë. Xhindet jetojnë në komunitetin e tyre, mirëpo nganjëherë ndodh që ata të përzihen me njerëzit, duke i sulmuar dhe duke u futur në trupin e tyre për t'i komanduar ata. Xhindet janë të ndarë në pesë lloje: , raporotn Gazeta Kosova Sot

Xhindet 'maridë' Xhindet 'maridë' janë të mëdhenj dhe të fuqishëm, ata njihen si fisi më i fuqishëm i xhindeve. Ndonëse ata janë shumë të fuqishëm, ka shumë pak raste të raportimeve për sulmin e këtyre xhindeve kundrejt njerëzve. Ata janë të pasionuar pas ujit dhe thuhet që jetojnë në oqeane. 

Xhindet 'efrit' Ky fis i xhindeve janë inteligjentë dhe të matur, si dhe jetojnë në shoqëri të komplikuara, të cilat krahasohen me shoqëritë njerëzore. Besohet që ata preferojnë të jetojnë në shpella dhe portretizohen si të ndryshueshëm për nga natyra. Këta xhinde mund të jenë edhe të mirë edhe të ligj dhe thuhet që disa nga profetët kanë pasur ndikim mbi këtë fis të xhindeve.

Xhindet 'vampirë' Ky fis ka udhëtuar nga Perëndimi në Veri për të fituar titullin 'përbindëshit e pavdekshëm'. Ky fis i xhindeve thuhet se ngjajnë shume me zombitë e ditëve moderne, pasi që ushqehen me njerëzit e vdekur. Ata janë shumë djallëzorë dhe e kanë të pamundur të bëjnë vepra të mira. Zakonisht në gjueti dalin gjatë natës. 

Xhindet 'sila' Këta lloj xhindesh janë shumë të talentuar dhe janë shumë tolerantë ndaj racës njerëzore. 'Sila' shumicën e rasteve portretizohen si femra. 'Silat' janë shumë inteligjentë dhe mund të shihen shumë rrallë. Thuhet që termi 'sila' të ketë rrjedhur nga një fjalë e vjetër angleze, seelie, që do të thotë 'zanë e mirë'. Këta lloje të xhindeve nuk shihen si të rrezikshëm për njerëzit dhe për shkak që paraqiten shumë rrallë, duket se nuk kanë shumë interes të përzihen në jetën njerëzore.

Xhindet 'vetala' Ky fis i xhindeve është shumë i madh në numër dhe paraqitet shumë shpesh. Thuhet që ata sulmojnë kufomat e vdekura të njerëzve dhe parandalojnë kalbjen e tyre. Ata kanë aftësi të mishërohen me trupin e njerëzve dhe si të tillë mund të parashikojnë të ardhmen dhe të tregojnë për të kaluarën e një personi. Xhindet 'vetala' janë shumë të rrezikshëm dhe mund t'i sulmojnë njerëzit përmes internetit. 

(Kosova Sot)

18 orë e 22 minuta më parë
21/10/18