A u shkaktuan tërmetet në Zelandë të Ze nga ufo-t

  • 11 October 2018 - 11:19
A u shkaktuan tërmetet në Zelandë të Ze nga ufo-t

Ithtarët e teorive të konspiracionit thonë se, para se të dridhej toka, ishin vërejtur ca drita të çuditshme,raporton Gazeta Kosova Sot

"Gjuetarët alienë" thonë se ka pasur disa ngjarje të ndryshme, në të kaluarën, kur ishin paraqitur këto drita - sidomos në formë të fatkeqësive natyrore. Është bërë publike një video bizare, ku shihet momenti kur drita të çuditshme paraqiten në qiell, para se Zelanda e Re të kaplohej nga një seri e tërmeteve shkatërruese. Në orët e hershme të së hënës në mëngjes, një dridhje e madhe sizmike ishte ndier në tërë vendin, e pasuar nga dy tërmete të tjera sot. Dhe, mbështetësit e teorive të konspiracionit tani besojnë se forcat jashtëtokësore mund të kenë pasur ndikim në paraqitjen e këtyre fatkeqësive natyrore. 

Kur u paraqitën dritat e çuditshme? Sipas personit, i cili e vendosi këtë video, drita të çuditshme u paraqitën në qiell menjëherë para tërmetit, e më pas, edhe gjatë intensitetit më të madh të tërmetit. "Gjuetari i alienëve" Tyler Glockner, i cili shihet në video duke rrëfyer ngjarjen, thotë se disa njerëz të ndryshëm nga Zelanda e Re e kishin vërejtur këtë fenomen të çuditshëm, të cilit ai i referohet si "dritat e tërmetit". Tyler thotë se shkencëtarët "nuk e kanë idenë" se çka ishin ato drita, e as nga vinin ato, përpos që ato ishin parë edhe me rastin e disa tërmeteve të mëparshme. "Kjo është shumë e çuditshme. Nuk ka ndonjë konsistencë midis këtyre raportimeve të ndryshme, të këtyre dritave, prandaj lind pyetja çka i shkakton ato. A janë, në fakt, këto drita, shkaktarë të tërmeteve? A ekziston ndonjë arsye mbinatyrore, apo jashtëtokë- sore që qëndron prapa këtyre dritave? Nuk është hera e parë "Kjo nuk do të ishte hera e parë që të shihnim UFO dhe pamje të tjera të çuditshme, të ndodhin gjatë kataklizmave botërore, stuhive, lansimit të raketave, etj. "Duket se, çdoherë që ndodhë diçka që do të mund ta rrezikonte Tokën, apo njerëzit në të, paraqiten këto vizita misterioze". Këto pamje janë xhiruar mbi Uellington të Zelandës së Re. Zelanda e Re është goditur nga tri tërmete ditëve të fundit. Tërmeti i parë, me shkallë 7.8, kishte goditur 57 milje në veri-verilindje të Krajstçërçit, menjëherë pas mesnatës të hënën dhe kishte dridhur pjesën më të madhe të vendit. Tërmeti i dytë me magnitudë prej 6.2 shkallësh kishte prekur Ishullin jugor të Zelandës së Re, rreth orës 2:20 të mëngjesit. Dhe, tërmeti i treti me mangnitudë prej 5.8 shkallësh ishte raportuar rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Janë raportuar dy viktima, një në Kaikoura e tjetra në Maunt Lajford.

 

(Kosova Sot)