Qyteti i luanëve

  • 16 October 2018 - 08:57
Qyteti i luanëve

Dyzet metra nën ujë, në provincën kineze Zhejiang, gjendet “Atlantida” e vërtetë. Bëhet fjalë për qytetin Shi Cheng, të njohur edhe me emrin “Qyteti i luanëve”, i cili dikur ishte qendër kulturore, ekonomike dhe politike e kësaj province. Në vitin 1959 qeveria kineze kishte vendosur ta formonte një liqen artificial, të quajtur Qiandao, me qëllim të ndërtimit të një hidrocentrali në pjesën lindore të provincës Zhejiang. Me atë rast, qyteti më i vjetër se 1000 vjet ishte fundosur nën ujë.raporton Gazeta Kosova Sot

Për gati 53 vjet ai qyte ishte lënë në harresë. Fotografitë e bëra tash vonë tregojnë sesi shtëpitë, tempujt dhe statujat thuajse nuk janë dëmtuar aspak nga dhëmbi i kohës. “Sapo jemi zhytur në ujë, e kemi gjetur murin e jashtëm të qytetit. I tërë qyteti duket si një kapsulë kohore, thuajse nuk është dëmtuar fare”, thotë Feng

(Kosova Sot)